Rama tregon negociatat me Greqinë: Kaluan përmes një tensioni të jashtëzakonshëm

Shqipëria

Rama tregon negociatat me Greqinë: Kaluan përmes një tensioni të jashtëzakonshëm

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 12:45
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot negociatat me Greqinë, teksa në Rodos vijon takimi mes ministrave të jashtëm për mbylljen e marrëveshjes mes dy vendeve.

Kreu i qeverisë tha nga Saranda, ku po zhvillon turin e llogaridhënies, se bisedimet me Athinën kanë kaluar nëpërmjet një tensioni të jashtëzakonshëm dhe shtoi qe qeveria e drejtuar prej tij po përpiqet të korrigjojë të gjitha marrëdhëniet e tensionuara që janë krijuar pas rënies së regjimit komunist.

Rama foli për “të mirat” që sipas tij, kanë krijuar për Shqipërinë dhe emigrantët shqiptarë në shtetin helen, marrëdhëniet e tanishme me Greqinë.

“Jemi investuar për të ndërtuar një marrëdhënie afatgjatë strategjike me Greqinë. S’ka qene e thjeshtë, ka kaluar nëpërmjet një tensioni të jashtëzakonshëm, jo sepse e kemi pasur për qëllim të prishin marrëdhëniet me Greqinë, por të korrigjohen të gjitha marrëdhëniet që janë krijuar pas ndryshimit të sistemit, vatrat e tensionit, duke na dalë përpara rrugët e së ardhmes… Për ata që i njohin ngërçet që kjo marrëdhënie ka pasur, që peshojnë peshën e këtyre ngërçeve në procesin e bashkëpunimit dhe ndërveprimit me fqinjët, kuptojnë se hapat që kemi hedhur janë historike. Është historike që Greqia e ka njohur si fakt ligjin absurd të luftës dhe ka pranuar ta shfuqizojë. Kur kemi nisur këtë diskutim as e njihnin si fakt. Por, e vërteta është se është një fakt shumë pengues me pasoja juridike sot e gjithë ditën që do zhbëhet nga parlamenti i Greqisë. Është një fakt edhe që për shumë e shumë vite emigrantet shqiptar në Greqi kanë pasur vështirësuara të shumta burokratike dhe u janë kursyer më shumë se 5.000 euro në vit nga vendosja e një regjimi të ri nga marrëdhënia e tyre me burokracinë”.

Njohja e ndërsjellët e lejeve të drejtimit ka krijuar gjithashtu avantazhe për emigrantët shqiptarë, shtoi ai.

Marrëveshja e detit

Ai u ndal edhe te akuzat që opozita ka hedhur në adresë të tij se po fal apo po shet detin. Kemi bërë marrëveshjen e duhur, u shpreh kreu i qeverisë, i cili nuk kurseu as akuzat ndaj opozitës.

“Marrëveshja për detin do materializohet vizualisht në harta. Do kenë mundësi të gjithë që me mendjen e tyre e jo te partive, apo atyre që përcjellin lajme të rreme të gjykojnë midis pamjes së detit në marrëveshjen që ishte dhe që do të kemi. Kufirit që ishte dhe kufirit që do te kemi .Jo vetëm që kemi bërë marrëveshjen e duhur, por kemi treguar edhe çfarë janë në gjejnë të bëjnë këta të dëshpëruar që s’kanë as ide as program as skuadër dhe gjithë pafuqinë e tyre që të qenurit një alternative qeverisëse po e kthejnë në një fuqi destruktive, duke luftuar kundër çeljes së negociatave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat