Vazhdon heshtja zyrtare për takimet Kotzias-Bushati

Shqipëria

Vazhdon heshtja zyrtare për takimet Kotzias-Bushati

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 10:49
Kotzias- Bushati

“Në Rodos Kotzias e Bushati po vazhdojnë edhe sot me ritme intensive përpjekjet për të kyçur marrëveshjen, me qellim që pastaj të ndërmarrin hapin përfundimtar dy kryeministrat, Tsipras e Rama”. Kështu bën të ditur portali grek, duke iu referuar burimeve ekskluzive.

Ndërkaq portali vë në dukje se marrëveshja e mundshme mund të ndeshë në refuzimin e presidentit Ilir Meta për t’i dhënë autorizimin kryeministrit. Por Neës 247 shton se ka një optimizem të përmbajtur që presidenti do të ndryshoje qëndrim, i ndodhur nën presionin edhe të faktorit ndërkombetar.

Njoftimi i News247 pëe mundësinë e mbylljes së marrëveshjes ka shkaktuar një valë reagimesh kundër Ramës, shkruan portali grek, duke përmendur edhe intervisten e ish kryeministrit Sali Berisha për Ora News.

Duke iu referuar reagimeve në Shqiperi rreth takimeve Kotzias- Bushati, portali grek shënon se, bën përshtypje argumentimi që përdor opozita shqiptare, që i ngjan shumë argumentimeve të opozites maqedonase kundër marrëveshjes për çështjen e emrit, por edhe reagimeve të qarqeve nacionaliste në Athinë.

Edhe pse Kotzias e Bushati kanë pasur dy takime në Rodos e me gjasë do të kene edhe gjatë ditës së sotme, nuk ka asnjë njoftim zyrtar rreth përmbajtjes së ketyre takimeve.

Ministria e jashtme greke, thjesht ka ripublikuar në rrjetin social Twitter një foto qe më heret Ditmir Bushati e kishte publikuar ne Twitter -in e ministrisë se vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat