Vlahutin: Absurde, u legalizua dhe deti. BE nuk negocion të drejtën e pronës

Shqipëria

Vlahutin: Absurde, u legalizua dhe deti. BE nuk negocion të drejtën e pronës

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 10:40
Romana Vlahutin

"Çështja e të drejtës së pronës është e drejtë thelemore e të drejtave të njeriut dhe si e tillë për Bashkimin Europian nuk negociohet. Kjo është arsyeja që në vlerësimet tona për Shqipërinë kjo është reflektuar shumë mirë."

Kjo është deklarata e ambasadores së delegacionit të Bashkimit Europian në tryezën për të drejtën e pronës.

Që në fillim të fjalës së saj Romana Vlahutin nënvizoi: "Ju do të vini re se unë nuk përdor, dhe nuk do të përdor, termin ish-pronarë, sepse nuk ekziston diçka e tillë. Ju jeni ish-pronarë pasi ju të shisni apo të merrni kompensim për pronën tuaj. Deri në momentin kur asnjëra prej tyre nuk ndodh ju jeni pronarë."

Diplomatja e Bashkimit Europian shprehu shqetësim lidhur me situatën aktuale: "Ka njerëz që kanë legalizuar plazhe ranore, detin si tokë bujqësore dhe kjo është absurde. Korrupsioni dhe vonesat në gjykata kanë shkaktuar konflikte në shoqëri.

Prioriteti

"Ju kujtoj se në raportin e fundit të KE-së për Shqipërinë, për  kapitullin e 23, që ka të bëjë me kapitullin e drejtësisë, dhe të drejtave themelore , Shqipëria duhet ti kushtojë rëndësi me prioritet kthimin, kompensimin dhe regjistrimin e pronës."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat