Mos u gëzoni, sot pritet të ketë sërish reshje shiu

Shqipëria

Mos u gëzoni, sot pritet të ketë sërish reshje shiu

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 08:18
Ilustrim

Të premten sërish priten reshje në pjesën e dytë të ditës.

Sipas MeteoAlb Kthjellimet dominojnë thuajse të gjithë vendin deri në mesditë kur vranësirat shfaqen në Veri dhe zonat Lindore.

Pjesa e dytë e ditës vijon kryesisht e kthjellët në pjesën më të madhe të vendit por vranësira lokale dhe shira të izoluar do të ketë në Veri – Verilindje dhe më pak shiranë zonat Juglindore.

Temperaturat e ajrit do të ulen me 1 – 2°C gjatë orëve të mëngjesit por edhe mesditës duke variuar nga 13 në 30 – 31°C.

Era do fryjë mesatare por mbrëmja forcon erën në Veriperëndim ku shpejtësi pritet të shkojë mbi 55 km/h nga Verilindja duke krijuar në Jug dallgëzim 2 ballë por mbi 3 ballë, dallgët në Velipojë, Shëngjini. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat