Post marrëveshje, Bushati dhe Kotzias takohen në Rodhos

Shqipëria

Post marrëveshje, Bushati dhe Kotzias takohen në Rodhos

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 23:12
Takimi mes tyre pritet që të vendosë pikat për arritjen e një drafti final për marrëveshjen e detit.

Ditmir Bushati, ministri i Jashtëm i Shqipërisë pasditen e kësaj të enjteje u takua me homologun e tij grek, Nikos Kotzias ne Rodos.

Takimi mes tyre pritet që të vendosë pikat për arritjen e një drafti final për marrëveshjen e detit.

Nisjen e takimit e ka njoftuar vetë Bushati përmes një fotoje në Instagram me përshkrimin: "Gur, gur bëhet kalaja".

Të premten në Athine dy grupet negociatore do të ulen për t’i dhënë fund dokumentit të shumë diskutuar.

Marrëveshja e re pritet te firmoset nga 2 kryeministrat Rama e Tsipras, por ende nuk ka një datë konkrete pasi zhvillimet 24 orëve që do të pasojnë do të vendosin dhe fatin e këtij dokumenti të shumë të debatuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat