Gjykata e Shkallës së parë e Tiranës shpalli Rezart Taçin të pafajshëm lidhur me dosjen ARMO.
Rezart Taçi shpallet i pafajshëm edhe pas gjyqit të katërt ndaj tij.
Sipas prokurorisë, Taçi nuk kishte paguar 8 milion euro detyrime tatimi dhe taksash.
Taçi akuzohej se kishte shmangur pagesën e TVSH-së, akcizës dhe taksën e karbonit, gjatë kohës që ka patur nën administrim kompaninë ARMO.
Këtë konstatim fillimisht e ka bërë një audit i tatimeve që kontrolloi veprimatrinë e ARMO-s për vitet 2011-2013. Dhe në bazë të këtij raporti prokuroria nisi hetimet dhe dërgoi dosjen në gjykim në janar të 2018
Por sot gjykata e shpalli të pafajshëm.
Ish-manjati i naftës Rezart Taçi gjykohet në mungesë pasi prej më shumë se dy vitesh është larguar nga vendi, raporton Ora News.