Kamp me 600 mijë sirianë apo më pak? Balla: Do përgjigjemi për aq këllqe sa kemi

Shqipëria

Kamp me 600 mijë sirianë apo më pak? Balla: Do përgjigjemi për aq këllqe sa kemi

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 13:02
Taulant Balla

Prej disa ditësh, kryetari i opozitës, Lulzim Basha po e akuzon kryeministrin e vendit se po bën pazar me Brukselin për të ngritur një kamp refugjatësh ne Shqipëri, me rreth 600 mijë sirianë.

Basha e përmendi këtë fakt edhe sot gjatë seancës së tensionuar parlamentare.

Kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla tha për mediat pas përfundimit të seancës se deri me tash nuk ka asnjë plan apo negociatë për një çështje të tillë.

Por në të njëjtën kohë, Balla u shpreh i gatshëm që Shqipëria të marrë përgjegjësitë e saj për një numër të caktuar, aq sa mund të mbajë në varësi të sipërfaqes që ka.

“Nuk ka asnjë plan, asnjë negociatë dhe Shqipëria do të mbajë përgjegjësi për aq sa ka këllqe për t’iu pergjigjur një solidariteti mbarëevropian”, tha Balla.

Kreu i deputetëve socialist nuk përmendi numër se sa, por konfirmoi gatishmërinë e Shqipërisë për të qenë pjesë e planit në rast se ai do të diskutohet seriozisht.

“Për çdolloj vendimmarrje, sikur se ka ndodhur edhe në rastin e armëve kimike, gjithçka do të jetë transparente për publikun…”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat