Reagon ashpër deputeti i PD: ISIS s’mund të pranohet si haraç, kombi shqiptar është europian

Shqipëria

Reagon ashpër deputeti i PD: ISIS s’mund të pranohet si haraç, kombi shqiptar është europian

Nga: A.M. Më: 21 qershor 2018 Në ora: 07:23
Ervin Salianji

Ideja për kampe për refugjatë në Shqipëri ka bërë që deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë Ervin Salianji të reagoj ashpër .

Përmes një postimi në Facebook Salianji ka shkruar se qytetetarët duhet që të bëjnë dallimin mas mendimeve të qeverisë dhe opozitës.

Postimi i plotë:

“ISIS dhe kampet e refugjateve nuk mund te pranohen si haraç për harakirin e Rames ne qeverisje. Integrimi fitohet kur fitohet lufta ndaj korrupsionit e krimit” Tani pse duhet te krijoni sherr? Se nuk gjeni dot argumentat!

Ne po qartësojmë argumentet tona, ju nëse e keni vendosur dhe do ngrini dorën në fund nuk ka asgjë të keqe. Ju e keni shumicën, por të paktën qytetarët të bëjnë dallimin mes asaj që ju mendoni dhe asaj që mendojmë nëse janë arsyet kryesore që shkojnë në këtë drejtim. Tha zotëria pak më parë se “pse e ngrini ju situatën”, po padyshim që do të themi realitetin, se Shqipërisë nuk i vijnë problemet pse ne i ngrejmë ato por për shkak të keqqeverisjes që sjell këto problematika të përditshme. A keni ju shqëtesim si dhe ne për lajmin e dalë për strehimin e refugjatëve! Ne jemi Komisioni i Sigurisë Kombëtare, kjo është emergjencë kombëtare.

Zv Ministri Hodaj në kanali ZDF, një prej kanaleve më të rëndësishme Gjermane, thotë se “nëse na kërkohet në këmbim të hapjes së negociatave ka thënë se Shqipëria është gati të pranojë refugjatët nëse jepet statusi”.

Integrimi nuk është një këmbim, se meqë po mbajmë Xhafajn ministër, meqenëse e kemi Saimir Tahirin të padënuar, meqenëse duam të mbajmë lidhje me krimin, meqenëse nuk e luftojmë dot kriminalitetin, meqenëse duam të kapim drejtësinë , meqenëse e kemi shkatërruar Gjykatën Kushtetuese, meqenëse duam të shkatërrojmë dhe parlamentarizmin na sillni 600 mijë refugjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat