Vdekja e Enea Ftoj, familjarët: Policia gënjen, kërkojmë zhvarrosjen e trupit!

Shqipëria

Vdekja e Enea Ftoj, familjarët: Policia gënjen, kërkojmë zhvarrosjen e trupit!

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 18:42
Enea Ftoj

Policia e Korçës bëri me dije sot se 27 vjeçari Enea Ftoj nuk vdiq si pasojë e dhunës, por nga shkaqe natyrale.

Sipas tyre këtë gjë e tregoi ekspertiza mjeko – ligjore, por familjarët e tij shprehen se nuk janë në dijeni të këtij rezultati që dha ekspertiza.

“Nuk kemi dijeni per rezultatet e ekspertizës. Nga mediat mesuam, qe policia thote, se vdekja e Eneas ishte natyrore dhe nuk eshte ushtruar dhune nga policia. Enea vdiq ne Komisariat nga dhuna e policise. E rrahen edhe kur e shoqeruan edhe ne ambientet e Komisariatit.

Policia fshehu dhunen ndaj Enea Ftoit”, thanë prindërit e viktimës. Enea kishte shenja dhune ne trup dhe fytyre dhe krahun e kishte te thyer. Kerkojme zhvarrosjen e trupit dhe riekspertim. Jemi te bindur qe vdiq nga dhuna e policise. Nese nuk zbardhet e verteta, do bejme vetëgjyqësi”, thanë prindërit.

Enea Ftoi ndërroi jetë më 17 maj në ambientet e paraburgimit të Korçës, ku kishte tre ditë që qëndronte pasi ishte ndaluar për ‘vjedhje me dhunë’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat