Pas raportimeve se edhe kreu i Këshillit Europian, Donald Tusk mbështet ngritjen e një kampi refugjatësh në një vend si Shqipëria, ka reaguar i revoltuar ish-kryeministri.
“O sot o kurrë duhet të përmbysim Edvin Kristaq Ramën, Jorgo Zografin e dytë!
Ky antishqiptar, kriminel pa atdhe, për karrigen e tij është gati të bëjë gjithçka:
Të shesë detin!
Të shesë tokën!
Të pranojë qindra-mijëra ish-terroristë të ISIS në Shqipëri!
Të përzërë nga Shqiperia rininë, të ardhmen e saj!
O sot o kurrë duhet të ngrihemi dhe të shporrim këtë kalbësirë, Jorgo Zograf të dytë, nga sundimi, shitja e Shqipërisë, interesave jetike, vetiake dhe kombëtare të shqiptarëve!” shkruan Berisha.