Erion Veliaj: I madhi Robert Ndrenika është pro Teatrit të Ri!

Shqipëria

Erion Veliaj: I madhi Robert Ndrenika është pro Teatrit të Ri!

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 12:11
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj në një postim në Twitter thotë se aktori i madh Robert Ndrenika është pro ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar.

“Lajm i shkelqyer qe i madhi Robert Ndrenika eshte PRO Teatrit te Ri! Asnje milimeter nuk merret e garancia per kete eshte nje negociate ku aktoret dhe arkitektet behen pjese me po kete fryme bashkepunimi qe shfaq kaq bujarisht miku yne Ndrenika per Teatrin e Tiranen qe duam”, shkruan ai.

Veliaj i referohet një intervistë te aktorit në një media të shkruar ku ai thotë se nuk është kundër ndërtimit të një teatri dinjitoz, por përvetësimit të truallit të Teatrit Kombëtar. 

“Miku im, ka një keqkuptim të madh në gjithë këtë histori. E vërteta është se Robert Ndrenika nuk ka qenë asnjëherë kundër ndërtimit të një teatri të ri dhe dinjitoz. Ajo që unë kundërshtoj është tjetër gjë: është përvetësimi i asaj toke nga kushdoqoftë. Ajo hapësirë, le ta quajmë fushë, (sepse fushë do të bëhet kur të ndërtohet godina e re) u përket artistëve dhe nuk duhet ta prekë askush… Le ta marrin vesh të gjithë thelbin e shqetësimit tim në këtë protestë…,”shprehet Ndrenika.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat