PD paralajmëron lëvizje të reja politike, Noka: Pas datës 28 qershor…

Shqipëria

PD paralajmëron lëvizje të reja politike, Noka: Pas datës 28 qershor…

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 12:09
Flamur Noka

Pas datës 28 qershor, kur do të vendoset për hapjen ose jo të negociatave, Partia Demokratike paralajmëron një tjetër marrëdhënie politike me kryeministrin Edi Rama.

“Nuk është padija e Edi Ramës që pengon hapjen e negociatave, por dashuria që ka për korrupsionin dhe krimin e organizuar që ka ky, ëndrra e Edi Ramës është të flejë në shtratin e krimit së bashku me qeverinë e tij dhe ta plaçkisë këtë vend pavarësisht se Europa po na largon dhe nuk po na afron në gjirin e saj”.

“Pas një jave Europa do ia mbyllë dyert Shqipërisë dhe do ia përplasë në surrat Ramës. Marrëdhënia jonë me ju do të ndryshojë pas kësaj date, nuk do të pranojmë më që Edi Rama të mbajë peng të ardhmen europiane të këtij vendi”, u shpreh deputeti demokrat, Flamur Noka.

Ai i bëri komentet në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat