Hyn për t’u larë në rezervuar, mbytet muxhahedini nga Irani

Shqipëria

Hyn për t’u larë në rezervuar, mbytet muxhahedini nga Irani

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 11:24
Ilustrim

Një shtetas me origjinë nga Irani është mbytur ditën e djeshme në fshatin Rrotull të Durrësit, teksa kishte hyrë në rezervuar për t’u larë.

Policia e ka kërkuar trupin e tij thuajse të gjithë ditën e djeshme, ndërsa kërkimet kanë nisur edhe këtë paradite. Fjala është për shtetasin M.Sh, 47 vjeçar dhe banues në Manzë, pikërisht atje dhe ku ndodhet vendqëndrimi i muxhahedinëve.

INFORMACIONI I POLICISE

Më datë 19.06.2018, në rezervuarin e fshatit Rrotull është futur për t’u larë dhe është mbytur shtetasi Iranian M.Sh. 47 vjeç, banues në Manëz.

Deri në mbrëmjen e djeshme kanë vijuar kontrollet për gjetjen e tij nga ana e Polumbarëve të Portit dhe Forcat Renea.

Sot që në orët e para të mëngjesit kanë vijuar përsëri kontrollet dhe po punohet për gjetjen e trupit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat