Rama: Deputeti Paulin Sterkaj në gjendje të vështirë shëndetësore, lutemi ta përballojë

Shqipëria

Rama: Deputeti Paulin Sterkaj në gjendje të vështirë shëndetësore, lutemi ta përballojë

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 16:48
Paulin Sterkaj

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të trishtueshëm në profilin e tij të Facebook.

Rama thotë se deputeti i PS Paulin Sterkaj po kalon një provë të vështirë pas një befasie shëndetësore dhe lutet që ta përballojë si kampion.

“Miku ynë Paulin Sterkaj po kalon një provë të vështirë pas një befasie shëndetësore, të cilën lutemi ta përballojë si kampioni që kemi njohur gjithnjë, qysh në rininë e hershme kur ngrinte peshë zemrat e sportdashësve brenda e jashtë vendit Forca mik Jemi të gjithë me ty  ”- shkruan Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat