Ekzekutimi në Shkodër, hasmit e vjetër garantojnë familjen: Nuk e bëmë ne

Shqipëria

Ekzekutimi në Shkodër, hasmit e vjetër garantojnë familjen: Nuk e bëmë ne

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 15:23
Foto

Policia e Shkodrës akoma nuk ka një person të dyshuar për vrasjen me plumb në kokë të mjeshtrit të bravave. Ndërkohë në familjen Kavaja askush nuk flet për atë që ka ndodhur, sikurse ish-kundërshtarët e tyre u janë betuar që nuk kishin dorë në ngjarje.

Sapo kanë dëgjuar lajmin për vrasjen e mjeshtrit të bravave në Shkodër, kundërshtarët e vjetër të familjes Kavaja dërguan fjalë.

Burime të besueshme të policisë i thanë ABC News se ajo familje, me të cilën ka qenë në konflikt me kushërinjtë e viktimës, ka dhënë garanci se nuk kanë dorë në ekzekutimin e Mehdi Kavajës.

Vetëm disa orë pas ngjarjes një përfaqësues i tyre dërgoi mesazhin: “Nuk e kemi bërë ne këtë krim”.

Bëhet fjalë për një ngjarje vitet e kaluara, por që në atë krim nuk ishin përfshirë direkt famlijarët e Mehdi Kavajës, por kushërinjtë e tij.

Kjo ishte një nga pistat që policia po besonte se do t’i hapte rrugë hetimit për të zbardhur ngjarjen.

Një zyrtar i policise kriminale i tha ABC News që situata po paraqitet e vështirë. Ende nuk kanë një person të dyshuar për këtë krim dhe të gjithë personat që janë marrë në pyetje nuk kanë afruar asnjë të dhënë të dobishme.

60-vjeçari u gjet i vdekur pranë punishtes së tij në lagjen “Tophane” të qytetit të Shkodrës.

Fillimisht të afërmit menduan se vdekja ishte natyrale, por nuk u desh shumë dhe skaneri dalloi një plumb në kokë.

Vetë policia njoftoi më pas për një vrimë në kokën e viktimës, për të cilën po hetohej me se i ishte shkaktuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat