“E nxorrën si qen jashtë, një përshëndetje e përzemërt për deputetët”

Shqipëria

“E nxorrën si qen jashtë, një përshëndetje e përzemërt për deputetët”

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 13:11
Komisioni i medias

Skena që ndodhi këtë të martë në komisionin e medias dhe përplasja mes Erion Veliajt dhe deputetit Flamur Noka është komentuar nga Sali Berisha si një akt i pashembullt, ku një kryetar Bashkie tenton të uzurpojë kuvendin duke hyrë i paftuar.

Përmes një statusi Berisha shkruan se Veliaj kërkoi të bllokojë mbledhjen e komisionit, ku ishte thërritur për të dhënë sqarime për çështjen e Teatrit Kombëtar, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro. 

Madje sjelljen e ashpër të Flamur Nokës, i cili tentoi ta nxirrte me dhunë jashtë Veliajn, Berisha e ka cilësuar si veprimin e duhur.

STATUSI:

Nje akt prej banditi i Lal Plehut ne parlament qe mori pergjigjen e merituar!

Te dashur miq, per here te pare ne historine 27 vjecare te parlamentit, pushton seancen e punimeve te komisionit parlamentar Erion Veliaj, nje horr, bandit i veshur me pushtet duke menduar se pushteti i pakufishem i tij e lejon te ulet i paftuar, te marre mikrofonin dhe te bllokoje mbledhjen e komisionit ne kundershtim flagrant me rregulloren e parlamentit!

Deputetja Albana Vokshi, kryetare e komisionit dhe deputetet e tjere te opozites mbrojten me vendosmeri parlamentarizmin dhe nxorren jashte si qen me bisht nen shale Lal Plehun, dhe se bashku me te ndrikull Kumbaron, qe ndan me te vellain parate e takspaguesve shqiptare!

Nje pershendetje te perzemerte per zonjen Vokshi dhe deputetet e opozites qe perzune Lal Plehun nga parlamenti! sb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat