E gjetën të vdekur në servis, dyshimet e policisë: Dikush është paguar për ta hequr qafe!

Shqipëria

E gjetën të vdekur në servis, dyshimet e policisë: Dikush është paguar për ta hequr qafe!

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 10:17
Mehdi Kavaja

Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e e shtetasit Mehdi Kavaja një ditë më parë në Shkodër.

 Ai ndodhej në servisin e tij duke punuar si zakonisht për riparimin e dorezave të makinave kur papritur një person e ka qëlluar atë pas koke me pistoletë duke e lënë të vdekur në vend.

Fillimisht u mendua se 60 vjeçari ka patur një hemoragji por vetëm pas një ore mjekët pas ekspertizës të bërë kanë arritur të shohin një vrimë në kokën e tij si dhe një plumb në thellësi të kokës.

Që në momentet e para policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet mbi këtë vrasje të ndodhur në rrethana misterioze. Burime pranë policisë bëjnë me dije se kjo vrasje e 60 vjeçarit me shumë mundësi mund të ketë ardhur për disa konflikte që kanë të afërmit e tij prej vitesh.

Vrasja mendohet se mund të jetë një hakmarrje për ngjarje të ndodhura para shumë viteve ku ka dyshime se kanë qenë të përfshirë të afërm të shtetasit Mehdi Kavaja.

Kjo vrasje sipas burimeve policore mund të jetë me pagesë. Megjithatë kjo është vetëm njëra prej pistave të momentit që po heton policia vendore e Shkodrës ndërsa nuk përjashtohet edhe ndonjë mundësi tjetër.

Pasi është konstatuar nga ekspertiza mjeko-ligjore se kemi të bëjmë me një vrasje dhe jo hemoragji ndër të tjera policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë që mund të jenë në subjekte afër vendit të ngjarjes.

Nga kqyrja e deritanishme nuk ka asnjë person konkret të dyshuar. Në fakt jo e gjithë zona ka kamera sigurie dhe dyshohet se autori e ka studiuar mirë terrenin më përpara për të arritur më pas tek ky ekzekutim që për nga mënyra për policinë është vrasje profesioniste. Askush nuk e ka parë autorin ndërsa nuk është dëgjuar asnjë zhurmë nga familjarët apo komshinjtë.

Një kalimtar i rastit e ka parë të shtrirë në tokë dhe të gjakosur 60 vjeçarin duke njoftuar më pas ambulancën. Vrasja ndodhi në lagjen Tophanë aty ku Mehdi Kavaja punonte prej shumë vitesh në servisin e tij me riparimin e dorezave të mjeteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat