E akuzuan për lidhje me krimin, ish drejtori hedh në gjyq Policinë e Shtetit

Shqipëria

E akuzuan për lidhje me krimin, ish drejtori hedh në gjyq Policinë e Shtetit

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 09:43
Ish-drejtori i Policisë së Durrësit, Perlat Cullhaj

Ish-drejtori i Policisë së Durrësit, Perlat Cullhaj ka paditur në Gjykatë Policinë e Shtetit dhe ka kërkuar rikthimin e tij në detyrë.

Çullhaj ka depozituar një padi në Gjykatën administrative të Tiranës, ku ditën e  djeshme është zhvilluar edhe seanca e parë. Në seancën e djeshme nuk është marrë asnjë vendim, por është bërë vetëm njohja me çështjen.

Ish-kryepolici i Durrësit, Perlat Çullhaj u largua nga Policia e Shtetit  në prill të vitit 2017 nga ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako. Çullhaj u shkarkua bashkë me disa drejtorë të tjerë policie. Ai u vu në qendër të akuzave nga opozita për lidhje me trafikun e drogës.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha e akuzoi nga “çadra” për lidhje me eksponentë të krimit, akuza që nuk u provuan dot më pas. Sot Çullhaj kërkon rikthimin në detyrë duke shfuqizuar urdhrin e mëparshëm të Haki Çakos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat