Hyn për të vjedhur, familja nga Fieri e kap dhe i jep dru

Shqipëria

Hyn për të vjedhur, familja nga Fieri e kap dhe i jep dru

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 19:05
Hajduti nga Fieri

Vjedhjet janë shtuar shumë në Shqipëri, ku mjaft parazitë mendojnë që t’a sigurojnë jetesën përmes përvetësimit të pronës së tjetrit.

Por, siç thotë edhe populli, “njehërë shkon shtamba në krua, herën e dytë thyhet”.

Kështu i ka ndodhur edhe një hajduti nga Fieri, i cili është kapur duke vjedhur brenda shtëpisë nga familjarët, të cilët i kanë dhënë një mësim të mirë.

Në fotot e publikuara nga “Joq”, duket se hajduti rreth 40 vjeç është rrahur mirë e mirë nga familjarët, të cilët më pas edhe e kanë fotografuar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat