“Përse e qëllova burrin në mes të pazarit”

Shqipëria

“Përse e qëllova burrin në mes të pazarit”

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 16:09
Violeta Donaj

Vrasja e Kujtim Donaj në pazarin e Milotit nga bashkëshortja e tij Violeta, mëngjesin e së dielës nuk ka ende shkaqet të plota. Nga pyetja e 36-vjeçares së arrestuar, policia ka përforcuar idenë se konflikti ka ndodhur për shkak të marrëdhënieve të tensionuara të çiftit.

Gruaja mësohet t’iu ketë pohuar hetuesve se bashkëshorti në mënyrë të herëpashershme konsumonte alkool, ishte i dhunshëm dhe shpenzonte para në bixhoz.

Violeta Donaj ka shprehur pendesë për krimin ndërsa mësohet se në shumicën e kohës ndodhet në gjendje shoku. Për këtë shkak ajo do të merret sërish në pyetje nga hetuesit. Pjesëtarë të familjeve të të dy bashkëshortëve thonë jashtë kamerave se nuk kishin dijeni të ndonjë situate që kishte çift.

“Në Rrëshen askush në familjen Donaj askush nuk flet për krimin kur një ditë më parë, në tregun e Milotit, Violeta Donaj qëlloi për vdekje katër herë me pistoletë bashkëshortin e saj Kujtim Donaj. Në familjen e këtij të fundit askush nuk pranon të shpjegojë ngjarjen”.

Familja Kujtim Donajt kërkon të dijë nga erdhi arma me të cilën Violeta qëlloi mbi të shoqin. Edhe në familjen e autores jashtë kamerave rrëfejnë se nuk kanë vënë re asgjë të pazakonte te Violeta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat