Eksportet shqiptare, rritje me 18.4% gjatë 5 mujorit

Shqipëria

Eksportet shqiptare, rritje me 18.4% gjatë 5 mujorit

Nga: ATSH Më: 18 qershor 2018 Në ora: 15:27
Ilustrim

Në pesëmujorin e parë të vitit 2018, eksportet e mallrave në Shqipëri, arritën vlerën 131 miliard lekëve, duke u rritur me 18,4 %, krahasuar me një vit më parë.

Sipas raportit të publikuar nga INSTAT, importet e mallrave arritën vlerën 255 miliardë lekë, duke u rritur me 6,9 %, krahasuar me një vit më parë.

Deficiti tregtar për këtë periudhë u ul me 3% duke arritur vlerën e 124 miliardë lekëve.

Referuar të dhënave të INSTAT, grupet që kanë dhënë ndikimin më të madh në rritjen vjetore të eksporteve, janë “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 5.3%, “tekstile dhe këpucë” me 4.5%, dhe “materiale ndërtimi dhe metale” me 4.5%.

Importi i grupit ” makineri, pajisje, pjesë këmbimi” u rrit me 2.9% duke dhënë edhe ndikimin më të madh në volumin e importeve për periudhën. Edhe importi i grupit “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” u rrit 2.4%.

Gjatë këtij pesë mujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë Italia me (5,9 %), Spanja me (99,5 %) dhe Kosova me (5,8 %).

Ndërsa vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë Italia me (4,0 %), Gjermania me (2,7 %) dhe Turqia me (1,4 %)./ATSh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat