Protestë pa leje kundër Ramës në Dibër, procedohet deputeti i PD, djali i tij dhe 24 të tjerë

Shqipëria

Protestë pa leje kundër Ramës në Dibër, procedohet deputeti i PD, djali i tij dhe 24 të tjerë

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 14:24
Përplasja dje në Peshkopi mes protestuesve dhe policisë

Policia ka referuar në Prokurori një procedim penal për deputetin e PD, Xhemal Gjunkshi, djalin e tij si dhe 24 mbështetës të Partisë Demokratike, për protestën e zhvilluar kundër vizitës së Ramës në Dibër.

Deputeti i PD në Qarkun e Dibrës, Xhemal Gjunkshi dhe djali i tij janë proceduar nga policia pas protestës së djeshme kundër vizitës së kryeministrit Edi Rama në Peshkopi.

Xhunkshi ishte në krye të një turme njerëzish, mbështetës të opozitës të cilët u përplasën me policinë në qendër të qytetit. 

Krahas Xhukshit janë proceduar dhe 24 persona të tjerë, të identifikuar si simpatizantë të Partisë Demokratike. Ata akuzohen për tubim të paligjshëm dhe kundërshtim të urdhrit të policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat