Deputeti i LSI-së denoncon defiçitet financiare si pasojë e konçesioneve në ….

Shqipëria

Deputeti i LSI-së denoncon defiçitet financiare si pasojë e konçesioneve në ….

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 09:54
Përparim Spahiu

Deputeti i Levizjes Socialiste për integrim Përparim Spahiu ka reaguar në lidhje me shpenzimet qeveritare për konçesionet në shendetësi. Ai në një shëunim në rrjetet sociale shkruan se, “për periudhën 4-mujore defiçiti ishte 8,7 miliardë lekë me një rritje 21 për qind në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë”.

Ja shënimi i plotë i deputetit të LSI:

Konçensioni i check-up dhe sterilizimit rëndon skemën e sigurimeve shëndetësore. Kjo sipas të dhënave të Ministrisë së Financave.

3 miliardë lekë janë programuar këtë vit të financohen për konçensionet në shëndetësi nga këto 870 milion për atë të check-up.

Për periudhën 4-mujore defiçiti ishte 8,7 miliardë lekë me një rritje 21 për qind në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë.

Lind pyetja:

Ndërkohë që KM nuk ka asnjë shqetësim për emigrimin masiv, nuk ka asnjë shqetësim për rritjen e aborteve si rrezultat i mundësive të kufizuara ekonomike, pra plakje të popullsisë, nuk ka asnjë shqetësim për konçensione që përveç se mbushin xhepa kompanish nuk sjellin asgjë... 

Ku po shkojmë...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat