Edhe këtë të hënë moti nuk po “merret vesh”! Ky është parashikimi

Shqipëria

Edhe këtë të hënë moti nuk po “merret vesh”! Ky është parashikimi

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 07:47
Foto ilustrim

Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë territorin e Shqipërisë deri pas mesditës kur vranësirat fuqizohen në zonat malore duke sjellë shira të përkohshëm në Verilindje-Juglindje ndërsa shira të izoluar në zonat Qendrore.

Orët e vona të pasdites largojnë gradualisht shirat nga zonat malore duke u lokalizuar në ekstremin Juglindor të vendit. Nga mbrëmja deri mëngjesin pasardhës, moti paraqitet kryesisht me kthjellime.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë, më e ndjeshme në Ultësirën Perëndimore ku pritet maksimumi 33°C.

Era do të fryjë mesatare dhe shpeshherë deri e fortë, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior ndërsa në det dallgëzimi ngjitet mbi 3 ballë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat