Shpërthen Berisha: Me këtë që bëre po “ndjell gjakun” në parlament!

Shqipëria

Shpërthen Berisha: Me këtë që bëre po “ndjell gjakun” në parlament!

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 17:47
Sali Berisha

“Me këtë vendim të pashembullt në historinë e një vendi të lirë, Edvin Kristaq Rama ndjell gjakun në parlamentin e vendit, përligj vrasjen politike, shpërblen dhe nderon për qëllime kriminale politike krimin në tërësi dhe krimin politik në veçanti!”

Ky është njëri ndër mesazhet e ish kryeministrit Sali Berisha, një paralajmërim për kreun e qeverisë Edi Rama, fill pas lajmit se një dekoratë i ka shkuar në nder të ish deputetit Gafur Mazreku, personi i cili qëlloi me armë zjarri Azem Hajdarin në mes të parlamentit shqiptar në vitin 97’.

Berisha e cilëson dhënien e dekoratës për Mazrekun si një akt kriminal që “ndjell gjak” në parlament dhe e bën armik Ramën me Partinë Demokratike dhe të gjithë të djathtët në Shqipëri.

STATUSI I BERISHËS

Edi Rama dekoron atentatorin e tribunit të lirisë Azem Hajdari!

Image

Të dashur miq, urdhri i Edi Ramës për dekorimin pas vdekjes të Gafur Mazrekut, njeriut që i shtyrë nga pushteti i atëhershëm, duke shfrytëzuar një zënkë si pretekst shkrehu në parlament breshëri plumbash mbi liderin e dhjetorit Azem Hajdari, është një akt i pashembullt në historinë e një vendi të lirë.

Me këtë vendim Edi Rama dëshmon urrejtjen atërore ndaj tribunit të lirisë për pushtetin e humbur të etërve të tij.

Të dekorosh njeriun, kriminelin që përgjaku për herë të parë në histori parlamentin e vendit do të thotë të shkrehësh në emër të tij breshëri të re plumbash mbi gjoksin e heroit legjendar si dhe t’i shpallësh luftë Partisë Demokratike, demokratëve të Hasit, të Veriut dhe të mbarë Shqipërisë.

Me këtë vendim të pashembullt në historinë e një vendi të lirë, Edvin Kristaq Rama ndjell gjakun në parlamentin e vendit, përligj vrasjen politike, shpërblen dhe nderon për qëllime kriminale politike krimin në tërësi dhe krimin politik në veçanti!

Ky akt kriminal, me të cilin Edvin Kristaq Rama shpërblen dhe nderon njeriun që meritë të vetme ka krimin e shëmtuar të derdhjes së breshërive të plumbave në parlament mbi Prijësin e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, themeluesin e Partisë Demokratike dhe pluralizmit politik, përbën një hakmarrje të qartë politike primitive e cila kërkon shpagim! sb/Gazeta Express

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat