Rama pritet me protesta në Dibër, policia dhunon deputetin e PD-së

Shqipëria

Rama pritet me protesta në Dibër, policia dhunon deputetin e PD-së

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 11:27
Pamje nga protesta në Dibër

Edhe në Dibër, në takimin e kësaj të diele me banorët e këtij qarku, kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga qytetarët.

Protestat që i kanë zënë “pritë” kreut të qeverisë thuajse në të gjitha takimet e tij në turin që qeveria e ka quajtur “llogaridhënie me qytetarët”, janë zhvilluar nga Partia Demokratike.

Por në Dibër, është shënuar edhe një incident. Policia ka ndërhyrë mes turmës, dhe sipas PD-së, është dhunuar deputeti i djathtë Xhemal Gjunkshi.

“Deputeti Gjunkshi ka shenja të dhunës në trup nga tërheqja e policeve. Ky është një akt i paligjshëm kundër një deputeti”, shprehet Partia Demokratike në një reagim zyrtar. 

Këtë të dielë – thotë PD – kryeministri ka mbledhur administratën në takimet që shiten me qytetarë të rastësishëm, në një ditë pushimi për administratën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat