Luan Rama kujton takimin me babain e ndjerë të Haradinaj

Shqipëria

Luan Rama kujton takimin me babain e ndjerë të Haradinaj

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 09:32
Luan Rama

Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama, i shpreh ngushëllime Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për humbjen e babait!

“U prehtë në paqe dhe i qoftë i lehtë dheu i Kosovës martire babait tuaj të nderuar i dashur Ramush, babait hero që ka në themelet e Kosovës së lirë edhe gjakun e bijëve të tij, edhe sakrificat dhe heroizmin e luftës së Haradinajve të Gllogjanit, në ballë të luftës së UÇK-së.

Takimi me babain tuaj të ndjerë në kullën e Haradinajve, do të mbetet për mua një kujtim krenarie e i paharruar si madhështia e shpirtit të Hilmi Haradinajt!

Ju pastë lënë jetë që të rroni e ta kujtoni përherë vetëm për të mirë!

Me shpirt e zemër pranë jush në këto çaste dhembjeje, Luan Rama".

Pas një sëmundjeje të rëndë, sot ndërroi jetë babai i kryeministrit te Kosoves, Hilmi Haradinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat