Nuk guxon të shkelë në rrugën e tmerrshme të Lurës, Rama shkon me helikopter!

Shqipëria

Nuk guxon të shkelë në rrugën e tmerrshme të Lurës, Rama shkon me helikopter!

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 08:33
Kryeministri ka udhëtuar me helikopter.

Për të shkuar në Lurë, vend turistik në qarkun e Dibrës, duhet të mendohesh mirë për automjetin që zgjedh në udhëtim.

Me shumë gjasa, mund të ktheheni me dëme të mëdha. Dhe kjo për shkak të rrugës së shkatërruar. 

Por ndërsa kryeministri Edi Rama flet për rrugët dhe premton se Lura do të ketë rrugë të re, vetë ai, nuk ka guxuar ta ndërmarrë me automjet udhëtimin nga Tirana për në Lurë. Aty ai mbajti një takim me banorët në llogaridhënien me qytetarët, nismën që i ngjason fushatave elektorale, dhe që këtë sezon e gjen gjithë qeverinë në terren.

Kryeministri ka udhëtuar me helikopter.

Foton e ka publikuar ish-kryeministri Sali Berisha përmes një denoncimi që i ka ardhur nga qytetarët.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat