Meta i akordon titullin “Naim Frashëri” violinistes së shquar shqitpare, Ervis Gegas

Shqipëria

Meta i akordon titullin “Naim Frashëri” violinistes së shquar shqitpare, Ervis Gegas

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 13:53
Ilir Meta dhe Ervis Gega

Në kuadrin e vizitës në Berlin, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i akordoi në një ceremoni të veçantë violinistes së shquar shqiptare, Ervis Gega, Titullin e lartë “Naim Frashëri”.

Presidenti Meta me këtë rast shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e dhënë nga violinistja e shquar për lartësimin e emrit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

“Kam privilegjin që si President të Republikës të vlerësoj një personalitet që kontribuon për lartësimin e emrit të vendit tonë në Gjermani, në Evropë dhe në të gjithë skenat ku ajo demonstron talentin e saj”, - tha Presidenti Meta.

Duke vlerësuar talentin e zonjës Gega, performancën e saj në skenat më prestigjioze të Gjermanisë dhe të botës, si dhe karrierën shumë të suksesshme artistike si Koncertmaestre e parë e Filarmonisë së Bonn-it, Presidenti Meta nënvizoi se shqiptarët ndjehen krenarë me talente të tilla në botë.

Presidenti i Republikës i akordoi violinistes Ervis Gega titullin e lartë “Naim Frashëri” me motivacionin “në shenjë vlerësimi për kontributin artistik si një violiniste e shquar dhe e suksesshme shqiptare e cila interpretuar në festivalet shqiptare dhe në skenat e mëdha botërore”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat