“Rama harxhon 100 milionë euro për portale dhe s’ka lekë për teatrin”

Shqipëria

“Rama harxhon 100 milionë euro për portale dhe s’ka lekë për teatrin”

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 12:18
Petrit Vasili

Në lidhje me prishjen e godinës së teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një të riu me Partneritet Publik Privat, reagoi edhe kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.

Sipas Vasilit, Rama ka harrxhuar 100 milionë euro me portale, por s’ka lekë për teatrin.

Statusi i plotë

Kryeministri, qe baderdisi mbi 100 milion euro me portale s’ka leke per teatrin.Kriminale.

Kryeministri megjithe Bashki e Ministri bejne ne menyre te peshtire viktimen sikur s’ka para’,vetem e vetem qe te grabisin token e Teatrit Kombetar dhe ta shkaterrojne ate.

Keta jane thjesht dhe vetem kriminele te artit dhe kultures se Shqiperise,pasi kerkund nuk eshte pare e degjuar qe krenaria e artit te nje vendi te trajtohen si armiq nga qeveria e tyre vetem sepse mbrojne artin.

Ne po perjetojme tragjikisht inkuizicionin e binomit shkollepake dhe hajdute,qe po bie si sopate mbi Teatrin Kombetar dhe aktoret e shkelqyer te tij.Sa per parate, po ju sjell vetem fakte se ç’baderdi kane bere keta duke bere leket rrush e kumbulla me portale e digitalizimi koti.

E kane pohuar vete qe kane grire mbi 100 milion euro per to dhe te gjithe e kuptojne menjehere qe vetem me to do kishim bere nja 5 teatro kombetare ultra moderne.

Dhe sot qajne e lajne se gjoja s’kane para’. Jane mashtrues e kusare dhe pike. Ja fakti i pohuar me gojen e tyre: Ne nentor te 2016 Ministrja e Inovacionit Harito deklaronte perpara Komisionit Parlamentar te Ligjeve:

“Vetëm për të pasur një ide për vlerën e kësaj, në tri vitet e kaluara për infrastrukturën dixhitale janë shpenzuar nga shteti shqiptar, dhe këtë e keni edhe te APP, nga institucionet e ndryshme, jo vetëm institucioni që drejtoj unë, janë investuar nga buxheti rreth 100 milionë euro”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat