Të rinjtë, përfituesit kryesorë të procesit integrues të Shqipërisë

Shqipëria

Të rinjtë, përfituesit kryesorë të procesit integrues të Shqipërisë

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 11:13
Ditmir Bushati dhe Blendi Klosi zhvilluan një bashkëbisedim me studentët e Universitetit të Durrësit

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati dhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi zhvilluan një bashkëbisedim me studentët e Universitetit të Durrësit, “Aleksandër Moisiu”, ku diskutuan mbi procesin integrues të vendit në Bashkimin Evropian dhe përfitimet e të rinjve nga ky proces.

Duke u ndalur tek procesi i integrimit europian të Shqipërisë, ministri Bushati theksoi se vendit i duhet të hedhë hapa përpara në këtë proces, të përmbushë standardet dhe të punojë për transformimin e saj të brendshëm.

Hapja e negociatave, vijoi më tej ministri, shton mundësitë për të rinjtë për të studiuar dhe për të qenë pjesë e programeve të ndryshme në universitete evropiane, apo për punonjësit shkencor e kërkimor për të bërë projekte të përbashkëta në këto institucione. Brezi i ri, tha ministri Bushati, vendoset përballë një konkurrence të madhe qoftë me vendet e rajonit, por dhe të BE. Ai tha më tej se përfitimet nga procesi integrues janë në të gjitha fushat si arsim, bujqësi, turizëm, mjedis etj.

Për sa i përket zhvillimit ekonomik të rajonit, ministri solli në vëmendje programet e BE-së, apo Fondet e Solidaritetit, që janë fonde të cilët vihen në dispozicion të zvogëlimit të hendeqeve ekonomike e shoqërore që ekzistojnë brenda rajoneve të ndryshme të BE-së.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi u ndal tek nevoja që të kemi sa më shumë shtim të vizitorëve evropianë në mënyrë që shtetasit e këtyre vendeve të njihen më nga afër me transformimin dhe bukuritë e vendit tonë.

“Për ne turimi padyshim përbën një nga sfidat kryesore të ekonomisë shqiptare. Turizmi është një ekonomi, turizmi është një mundësi për më shumë punësim, turizmi për ne është një mundësi më shumë, për më shumë mirëqenie”, nënvizoi ai.

Ministri Klosi prezantoi para studentëve projektin “Smile Albania”, i cili parashikon punësimin e të të rinjve në programin më të madh të verës për rininë.  Ministri Klosi ftoi të rinjtë të aplikojnë për tu bërê pjesë e programit të punësimit, që konsistoj në ofrimin e shërbimeve të mikpritjes për turistët e huaj. Ministri Klosi ftoi të rinjtë ta shohin turizmin si sektorin në rritje me potenciale të larta punësimi.

Ministrat iu përgjigjën edhe një sërë pyetjesh të studentëve të cilat kishin të bënin jo vetëm me rininë, por edhe me aktualitetin dhe zhvillimet në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat