U zhduk për 24 orë, nusja e re gjendet në Tiranë

Shqipëria

U zhduk për 24 orë, nusja e re gjendet në Tiranë

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 07:28
Sidorela Ramaj

Një lajm qarkulloi bujshëm këtë të premte pasi u lajmërua zhdukja e mistershme e një nëne 22-vjeçare nga fshati Zhupan i Fierit.

Sidorela Ramaj, nënë e dy fëmijëve ngriti në këmbë policinë. Familjarët thanë se ajo kishte dalë për të blerë bukë, por më pas ishte zhdukur pa lënë gjurmë.

Pas 24-orësh nusja e re është rikthyer në shtëpi duke u shprehur se ishte te kunata në Tiranë.

Sipas denoncimit të bërë në polici thuhej se e reja ka pasur me vete një telefon celular që rezultonte i fikur.

Policia shpërndau foton e saj në pikat më të afërta si dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë Kufitare.

Kërkime u bënë edhe nga familjarët e saj. Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur me gruan e re, e cila sipas familjarëve të saj nuk ka shfaqur probleme. Dyshohet se gjithçka lidhet me konfliktet në familje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat