Artistët nisin "ngujimin" pranë Teatrit Kombëtar, PD i transmeton live protestën

Shqipëria

Artistët nisin "ngujimin" pranë Teatrit Kombëtar, PD i transmeton live protestën

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 19:39
Kërkesa e tyre është e thjeshtë, qeveria të tërhiqet nga shkatërrimi i Teatrit Kombëtar

Artistët janë mbledhur në këtë ditë me shi përballë godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë për të protestuar kundër shkatërrimit të ndërtesës.

Kërkesa e tyre është e thjeshtë, qeveria të tërhiqet nga shkatërrimi i Teatrit Kombëtar dhe të gjendet një zgjidhje për të ruajtur godinën që sipas tyre është një monument kulture.

Protestën e artistëve e ka publikuar dhe Partia Demokratike, e cila duke nxjerrë në profilin zyrtar të saj videon live, shkruan se është pro artistëve dhe kundër vendimit të qeverisë për shkatërrimin e Teatrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat