Policia franceze arreston zyrtarin që bashkëpunonte me mafian shqiptare

Shqipëria

Policia franceze arreston zyrtarin që bashkëpunonte me mafian shqiptare

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 19:20
Policia e Francës

Policia e Francës ka vënë në pranga një zyrtar të pushtetit lokal në zonën e Moilidars pasi dyshohet se ai ka lidhje të ngushta me mafian shqiptare.

Media franceze raporton se në banesën e këshilltarit komunal u gjet një arsenal i vërtetë armësh, 39 pushkë, 3 pistoleta, një kallashnikov e rreth 300 mijë euro në cash. Policia beson se zyrtari francez bënte trafik armësh me mafian shqiptare, një akuzë të cilën vetë këshilltari komunal e ka hedhur poshtë me argumentin se ai është një koleksionues armësh.

Por përkundër pretendimit për pafajë, zyrtari ka sqaruar në policia se një shqiptar i kërkoi t’i blinte disa armë, të cilat francezi ja ka shitur. Autoritetet policore nuk janë bindur nga historia e zyrtarit që thotë se është koleksionit dhe dyshojnë se u shet armët trafikantëve të drogës në veri të Nantes.

Fjala është për një komunitet lokal, ku në fhat banojnë vetëm 700 banorë. Qytetarët e zonës janë habitur nga gjithë çka ndodhur, ndërsa kryetari i komunës është shprehur se nëse do të kishte patur dijeni për faktin se këshilltari mbante një arsenal armësh, do ta kishte denoncuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat