Kreu i ekzekutivit Edi Rama do jetë të dielën në Peshkopi dhe Klos, aty ku do të nisin punimet për ndërtimin e rrugës së Arbrit.
Teksa fton banorët të marrin pjesë, Rama zgjedh një mënyrë tepër të veçantë.
Ai shkruan një letër me shkrim dore, duku u thënë dibranëve që të vijnë dhe t’i japin fund pritjes 100 vjeçare për këtë rrugë.
“Çdo dibran që më ka telendisur në Facebook me sharje e tallje për Rrugën e Arbrit i ka hallall të gjitha, po erdhi të dielën në Peshkopi (10.30) dhe në Klos (12.00) për fillimin e punimeve të pritura në 100 vjet. Fjalët mbrapsht kush nuk çon të paktën një buzëqeshje në Facebook në pamundësi për të ardhur”, thuhet në ftesën e Ramës.