Fiter Bajrami; Riti i faljes kryhet në të gjitha xhamitë e vendit

Shqipëria

Fiter Bajrami; Riti i faljes kryhet në të gjitha xhamitë e vendit

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 09:29
Falja e Fitër Bajramit

Qindra besimtarë mysliman në qytetin e Shkodrës iu janë drejtuar xhamive mëngjesin e sotëm për të kryer ritin e faljes së Fiter Bajramit.

Myftiu i Shkodrës Imam Muhamet Syrtari, i cili drejtonte faljen në xhamin e madhe “Ebu Beker”, në fjalën e tij përcolli mesazhin e harmonisë mes njëri-tjetrit e vuri theksin në kujdesin e ndërgjegjësimin e shoqërisë ku njerëzit po vrasin të afërmit e tyre.

Riti i faljes u krye edhe në Bulqizë nga Myftiu i Xhamisë Sejdin Strazimiri. Ai u shpreh se sot është dita e besimit të brengave, dita e shpresave te reja kur mëritë, hatër-mbetjet, xhelozia dhe smira marrin fund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat