Rrëshqitje dheu nga reshjet, bllokohet rruga Kukës-Peshkopi

Shqipëria

Rrëshqitje dheu nga reshjet, bllokohet rruga Kukës-Peshkopi

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 22:50
Rrëshqitje dheu nga reshjet

Aksi rrugor Kukës-Peshkopi është bllokuar për disa orë pasditen e së enjtes si pasojë e rrëshqitjeve masive të dheut, pas reshjeve të dendura që ranë gjatë kësaj kohe në verilindje.

Si pasojë e rrëshqitjeve, dhjetëra automjete mbetën të bllokuara në dy anët e rrugës që lidh fshatrat Bushtricë dhe Ujmisht.

Përveç rrëshqitjes së dheut nga shpatet e rrugës, reshjet kanë sjellë edhe probleme me çarjen e asfaltit.

Banorët e zonës pohojnë se aty pranë ndodhet një përrua që ka dalë nga shtrati dhe të gjitha inertet që ka grumbulluar i ka nxjerrë në sipërfaqe të rrugës.

Po ashtu, nga reshjet është çarë edhe tubacioni që ndodhet poshtë asfaltit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat