Çfarë tregon piktura e Edit 5 vjeç për kryeministrin Rama... e shpjegon psikologia

Shqipëria

Çfarë tregon piktura e Edit 5 vjeç për kryeministrin Rama... e shpjegon psikologia

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 19:29
Foto ilustrim

Pikturat e fëmijëve shpesh herë mbajnë brenda tyre copëza të realitetit ose çelësa të mjaftueshëm për të shpjeguar psikikën e të miturit apo të miturës që i ka vizatuar, e pikërisht mbi këtë optikë, as pikturat e Edi Ramës nuk kanë shpëtuar nga një shpjegim i ardhur nga psikologët.

E ftuar në emisionin Fol me psikologen, Lorela Garuli ka shpjeguar një sërë vizatimesh të bëra nga fëmijët, mes tyre dhe njërin që tregonte shenjat e dhunës në familje. Por në emision është shfaqur dhe një pikturë e kryer nga Edi Rama në moshën 5 vjeçare.

Piktura mban titullin Vaporri i Madh. Psikologia Garuli ka dhënë një shpjegim në lidhje me pikturën e një fëmije 5 vjeçar që sot është kryeministër i vendit.

Garuli tha:

"Këtu nuk kemi asnjë fëmijë, as pemë as prindër, kemi një anije/vaporr që normalisht tregon lëvizje, përparim dhe dinamikë. Këtu ka qenë në moshën e egocentrizmit, ku fëmija e shikon veten shumë të madh. 

Ka dhe një detaj tjetër shumë interesant, një anije tjetër më të vogël dhe shumë modeste krahasuar me të madhen që shkruhet “Olsi” dhe është vëllai i kryeministrit. 

Ndër të tjera, kryemisitri asokohe 5-vjeçar e ka paraqitur veten shumë të madh, shumë të fortë, shumë të fuqishëm që shkakton dallgë dhe tërmete, i ndjehet prezenca. Pa ashtu kemi edhe këtë elementin të rivalitetit vëllazëror që e ka nënvlerësuar në një farë mënyrë të vëllain.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat