E kalon vetingunt Gentian Trenova? KPK thotë se ka fshehje të pasurisë - Bota Sot
E kalon vetingunt Gentian Trenova? KPK thotë se ka fshehje të pasurisë

Shqipëria

E enjte, 21 qershor 2018

E kalon vetingunt Gentian Trenova? KPK thotë se ka fshehje të pasurisë

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 10:52
KPK

Gentian Trenova, prokurori i Apelit të Tiranës ka nisur seancën dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

ILDKPI thotë se Trenova ka fshehje të pasurisë dhe deklarime të rreme. Ndërkohë vetë KPK ka kryer një hetim të thelluar, dhe vëren se ka deklarime të dyshimta.

Trenova ka deklaruar një apartament të blerë në rrugën “Ferit Xhajko”, ku në kontratën e parë çmimi ka qenë 40 mijë euro, ndërsa në kontratën e dytë deklarohet 1 milionë e 900 mijë lekë.

Relatorja e çështjes, Brunilda Bekteshi tha se ai ka cenuar etikën e magjistratit, pasi ka dhuruar fiktivisht apartamentin vjehrrës dhe vjehrrit, po ndërkohë jeton vetë aty.

Veç kësaj ai ka bërë një ndërtim shtesë në formë duplex, për të cilën nuk ka mundësi ligjore për ndërtim.

Trenova i nënshtrohet procesit me përparësi pasi është përzgjedhur dhe për anëtar të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, KED.

Prokurori Gentian Trenova ka pushuar hetimet për korrupsion për prokurorin A.K. Kjo çështje u hetua si fillim nga prokurorët M.K dhe E.M. Në janar 2016 çështja i kaloi Gentian Trenovës, i cili e pushoi çështjen në mars të vitit 2016 dhe i kërkoi gjykatës të asgjësonte përgjimet. Kërkesa u pranua nga Krimet e Rënda.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test