Kontrabandë me barnat, “Medikamenti” çon në pranga 2 persona

Shqipëria

Kontrabandë me barnat, “Medikamenti” çon në pranga 2 persona

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 10:21
Ilustrim

Në kuadër të operacionit të koduar “Medikamenti”, Policia e Tiranës ka arrestuar sot një administrator të një farmacie dhe një farmacist, si dhe ka shpallur në kërkim drejtuesen teknike të saj.

Mësohet se arrestimi i tyre është bërë pasi dyshohet se shisnin mallra kontrabandë.

Po ashtu, janë sekuestruar 520 medikamente dhe produkte farmaceutike të llojeve të ndryshme.

Më datë 12.05.2018, Sektori për Krimin Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Medikamenti”, arrestoi shtetasit :

– Julian Ll., 40 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë administrator farmacie)

– E. P., 29 vjeçe, banuese në Tiranë, (me detyrë punonjëse farmacie)

Si dhe u shpall në kërkim dhe po punohet për ndalimin e shtetases:

– A. P., 66 vjeçe, banuese në Tiranë (me detyrë drejtuese teknike e farmacisë)

Shtetasit e mësipërm në një pikë farmacie në rrugën “Kongresi i Manastirit”, tregtonin dhe shisnin produkte farmaceutike kontrabandë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat