Tiranë-Durrës e hapur në fundjavë, ndërhyrjet rinisin të hënën - Bota Sot
Tiranë-Durrës e hapur në fundjavë, ndërhyrjet rinisin të hënën

Shqipëria

E enjte, 21 qershor 2018

Tiranë-Durrës e hapur në fundjavë, ndërhyrjet rinisin të hënën

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 09:51
Ilustrim

Ndërhyrja në segmentin Vorë-Maminas të autostradës Tiranë-Durrës përfundon mesditën e të premtes, njofton ARRSH dhe Policia rrugore, duke bërë të ditur se synohet lehtësimi i trafikut në fundjavë. Ndërhyrjet e tjera nisin të hënën.

“Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore informojnë median dhe opinionin publik se deri ditën e premte dt. 15 Qershor, ora 12:00, përfundon ndërhyrja në segmentin Vorë-Maminas.
Me synim lehtësimin e lëvizjes së pushuesve që frekuentojnë plazhet gjatë fundjavës, nga dita e Premte ora 12:00 deri mengjesin e të Hënës ora 06:00 aksi rrugor Tiranë-Durrës do të jetë i hapur për kalimin e mjeteve në të dyja drejtimet”, njofton ARRSH.

Të hënën në orën 06.00 bëhet e ditur se do të mbyllet segmenti Maminas-Sukth, ku do të vazhdojë ndërhyrja. Ndërkohë të dielën do të bëhet public edhe orientimi i trafikut gjatë kësaj ndërhyrjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test