Mark Marku: Rama është delirant, ndërtime në Tiranë për të shlyer borxhet personale

Shqipëria

Mark Marku: Rama është delirant, ndërtime në Tiranë për të shlyer borxhet personale

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 09:01
Mark Marku

Pedagogu i gazetarisë dhe komunikimit Mark Marku  ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar. Marku e gjen paradoksale faktin se mazhoranca në vendin tonë po ndërton një projektligj vetëm e vetëm që t’ia japë një ndërtuesi privat truallin e Teatrit Kombëtar.

I ftuar sot në emisionin e mëngjesit në Fax News, Marku tha se një shtet që nuk është i aftë që të ndërtojë Teatrin e vetë, atëherë ky shtet ka falimentuar.

Ai e ka quajtur kryeministrin Rama një delirant, që do të lërë patjetër gjurmë në qytet, qoftë edhe në mënyrë të dhunshme, dhe nga ana tjetër ai përdor ndërtimet në Tiranë për të shlyer borxhe të tij personale.

Sipas Markut biznesmenë të cilët mund ta kenë ndihmuar tashmë Ramën po e kuptojnë që pushteti i tij po vjen drejt fundit, prandaj edhe po ia kërkojnë borxhet mbrapsht në të njëjtën kohë.

‘’Për mua është paradoksale që të bëhet një ligj vetëm për një person, në këtë moment kuvendi shkel Kushtetutën. Në thelb unë nuk jam kundër ngritjes së një Teatri të ri Kombëtar, pastaj nëse ruhet apo jo godina ekzistuese kjo është për të diskutuar.

Po një shtet që nuk është i aftë të ndërtojë Teatrin e vetë, dhe ja jep këtë një privati, atëherë ky shtet ka falimentuar. Rama është delirant dhe do që të lërë patjetër gjurmët e tij në pushtet. Rasti i tij është përzierja e sjelljes së një dikatori dhe pasrtimin e parave të pista përmes betonit. Rama dhe thelbi i pushtetit të tij është një bashkim i delirit me interest e mafias.

Sikur ta kishte delirin delir madhështie kjo edhe do kuptohej, po ai bën favore për të pasur përfitime vetjake. Qyteti i Tiranës ka lindur bashkë me Teatrin, në thelb të çdo qyteti të kohës së vjetër. Teatri nuk është i aktorëve po është i të gjithë qytetit.

Nëse Teatri duhet që të kishte fituar rolin e vetë, ai do të duhej të luante fort me politikën, gjë që nuk ka ndodhur këtu. Teatri ynë nuk e ka goditur kurrë pushtetin, po kjo nuk e justifikon prishjen e teatrit. Është njësoj si sporti, njësoj si arsimi.

Rama ka borxhe të vjetra dhe tashmë që ka ardhur në pushtet, është i detyruar që tua kthejë atyre që e  kanë sjellë me favore të tilla. Zakonisht borxhet kërkohen kur ke frikë se personi që ti ka marrë nuk mund ti shlyejë. Kjo po ndodh edhe me Ramën, që po ja kërkojnë me ngut favoret, nga frika se mos rrëzohet nga pushteti”, u shpreh Marku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat