Klosi: Marina në disa zona bregdetare dhe në liqenin e Shkodrës - Bota Sot
Klosi: Marina në disa zona bregdetare dhe në liqenin e Shkodrës

Shqipëria

E premte, 17 gusht 2018

Klosi: Marina në disa zona bregdetare dhe në liqenin e Shkodrës

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 08:22
Blendi Klosi

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi i ftuar në "Arena" bëri me dije se do të investohet edhe për marinat në disa zona bregdetare të vendit si dhe në liqenin e Shkodrës.

Klosi: Me politikat e ndjekura kemi shumë tepër interes edhe për marinat. E para marinë shumë interesante është porti i Vlorës, i cili tashmë është në negocim për të parë disa investitorë realë që duan të trasnferojnë edhe portin e vjetër të Vlorës në një port biznesi. Në Sarandë po ashtu, në Velipojë, në Durrës. Po ashtu edhe përpjekja për të ndërtuar një marinë brenda liqenit të Shkodrës. Ne nuk e shfrytëzojmë atë pasuri të madhe të liqenit.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test