Parashikimi i motit: Vazhdojnë ditët e nxehta

Shqipëria

Parashikimi i motit: Vazhdojnë ditët e nxehta

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 07:56
Foto ilustrim

Dita e sotme do të jetë kryesisht me mot të nxehtë.

Por gjatë kësaj dite do kemi edhe prezencë vranësirash.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, nuk do të mungojnë edhe reshjet e shiut me intensitet të ulët dhe të lokalizuara.

Sa i takon temperaturave ato do të shkojnë nga 15 gradë në vlerat e tyre minimale, në zonat malore deri në  29  gradë në vlerat e tyre maksimale në zonat e ulta.

Sinoptikanët shpjegojnë se krahasuar me ditët që lamë pas kemi një ulje të temperaturave me 2 gradë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat