Ekskluzive/Dhuratat për prokurorin Trenova nga daja dhe halla - Bota Sot
Ekskluzive/Dhuratat për prokurorin Trenova nga daja dhe halla

Shqipëria

E mërkurë, 20 qershor 2018

Ekskluzive/Dhuratat për prokurorin Trenova nga daja dhe halla

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 07:31
Këshilli i Pavarur i Kualifikimit

Gentian Trenova është prokurori i radhës, i cili do të paraqitet sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit bazë të Vetingut, për t’u njohur me rezultatet e hetimit rreth ligjshmërisë së pasurisë së tij, kontakteve të mundshme me krimin dhe aftësisë profesionale. Nga procesi i deritanishëm, ligjshmëria e pasurisë mbetet elementi përcaktues për shkarkimin nga detyra apo konfirmimin në detyrë të çdo prokurori dhe gjyqtari që i është nënshtruar Vetingut. Shqiptarja zbardh ekskluzivisht pasurinë e prokurorit Trenova që nga deklarata e parë e vitit 2004, pasuri e cila i është nënshtruar një hetimi të thelluar nga njerëzit e Vetingut dhe përfaqësuesit e Operacionit Ndërkombëtar i Monitorimit.

Në vitin 2005, prokurori i Krimeve të Rënda Gentian Trenova deklaron 200 000 lekë dhurata për festa dhe ditëlindja nga kushërinjtë. Një vit më vonë, pra në vitin 2006, deklaron shuma parash dhuratë nga daja, djali i dajës, vajza e dajës dhe halla. Konkretisht deklaron dhurata për ditëlindje, 25 mijë lekë nga djali i dajës, 100 euro nga daja, 250 euro nga vajza e dajës, 300 euro nga vajza e dajës, 200 euro po nga vajza e dajës, 100 euro gjithashtu nga vajza e dajës si dhe 250 euro halla. Sa i takon pasurive të paluajtshme, prokurori Trenova deklaron në vitin 2004 një shtëpi banimi 1+1, me vlerë 3 500 000 lekë, ku posedon 1/3 e saj.

Në vitin 2007, prokurori deklaron blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 50 m2, me vlerë 1.9 milionë lekë. Për blerjen e kësaj pasurie, ka marrë një kredi, po në vitin 2007, në shumën 28 mijë euro, me afat 15 vjet. Por, këtë kredi, prokurori thotë se e ka shlyer totalisht në vitin 2012, nga kursimet nga paga e tij dhe e bashkëshortes. Po gjatë këtij viti, prokurori Trenova deklaron marrjen e një kredi në shumën 600 000 lekë, me afat 3 vjet. Gjithashtu thotë se ka marrë hua nga të afërmit 300 000 lekë, ndërsa ka dhuruar një pasuri të paluajtshme, të dhënat për të cilën nuk janë publikuar në deklaratën e pasurisë. Ndërkaq, kredinë që ka marrë në vitin 2012, e ka shlyer plotësisht një vit më pas, pra në vitin 2013.

Në vitin 2016, prokurori deklaron blerjen e një makine me vlerë 1 468 800 lekë. Po gjatë këtij viti ai deklaron një shtesë në depozitën e kursimit me 4 mijë euro, ka hapur një depozitë kursimi 3 mijë euro si dhe deklaron 500 000 lekë gjendje cash të akumuluar ndër vite.

Të ardhurat

Të ardhurat e prokurorit Gentian Trenova përbëhen vetëm nga paga e tij dhe e bashkëshortes. Kjo e fundit punon pranë UKT në Tiranë, ku merr afërsisht 443 628 lekë pagë vjetore. Do të jetë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ai që do të përcaktojë sot nëse pasuria e prokurorit Trenova justifikohet apo jo me dokumentacion ligjor. Konkluzioni i komisionit do të jetë gjithashtu përcaktues për fatin e prokurorit nëse do të shkarkohet nga detyra apo do të konfirmohet si pjesë e drejtësisë së re.

Pasuria e prokurorit Gentian Trenova nga viti 2004

Viti 2004

Fatime Trenova, depozitë bankare 100 000 lekë.

Shtëpi banimi 1+1, me vlerë 3 500 000 lekë, 1/3 pjesë.

Gentian Trenova paga, 800 000 lekë.

Para cash të siguruara nga të ardhurat e familjes, 500 000 lekë.

Kompjuter, 500 euro.

Të ardhura para vitit 2004

Gentian Trenova, 50 000 lekë, 320 000 lekë, 302 000 lekë.

Estref Trenova, paga 3 000 000 lekë, 200 000 lekë.

... Trenova, pensioni 850 000 lekë.

... Trenova, paga pranë marteniteti Tiranë, 1 200 000 lekë.

Viti 2005

Depozitim në bankë, 100 000 lekë.

Overdraft, 120 000 lekë.

Paga në Prokurorinë e Kurbinit dhe më pas tek Krimet e Rënda, 678 000 lekë dhe 190 000 lekë, dieta 60 000 lekë.

... Trenova, pensioni 104 400 lekë. Të ardhura individuale nga puna, 250 000 lekë.

... Trenova, pensioni 216 000 lekë. Të ardhura nga puna individuale, 400 000 lekë.

...Trenova, paga 120 000 lekë, marteniteti Tiranë.

Dhurata për festa dhe ditëlindja nga kushërinjtë, 200 000 lekë.

Viti 2006

Llogari bankare, 700 000 lekë.

Llogari bankare, 100 000 lekë.

Të ardhura nga paga, Prokuroria e për Krimet e Rënda, 1 000 000 lekë.

...Trenova, paga 120 000 lekë, marteniteti Tiranë.

Dhurata për ditëlindje, 25 mijë lekë djali i dajës, 100 euro daja, 250 euro vajza e dajës, 300 euro vajza e dajës, 200 euro vajza e dajës, 100 euro vajza e dajës, 250 euro halla.

Viti 2007

Apartament me sipërfaqe 50 m2, 1.9 milionë lekë.

Të ardhura nga paga, 1 110 356 lekë, shpërblime 47 600 lekë.

Marrë kredi bankare, shuma 28 mijë euro, me afat 15 vjet.

Viti 2008

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 294 811 lekë.

Pagesa e kredisë, 360 000 lekë.

Viti 2009

Depozitë bankare, 4 mijë euro.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 502 938 lekë.

Pagesa e kredisë, 232 euro në muaj.

Viti 2010

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 498 027 lekë.

Pagesa e kredisë, 232 euro në muaj.

Depozitë kursimi, 500 000 lekë.

Viti 2011

Vijon shlyeja e kredisë së marrë në vitin 2007.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 418 721 lekë.

Pagesë nga Albania Universitety për mësimdhënie, shifër e përafërt 90 000-100 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 120 000 lekë.

Të ardhura nga leja e lindjes së bashkëshortes, 130 000 lekë.

Të ardhura nga kursimet e pagës së bashkëshortes, 600 000 lekë.

Automjet në pronësi të bashkëshortes, benz 170, A clas.

Viti 2012

Shlyeje totale e kredisë së shtëpisë, të ardhurat janë marrë nga kursimet nga paga ime dhe e bashkëshortes.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 467 138 lekë.

Pagesë nga Albania Universitety për mësimdhënie, shifër e përafërt 101 000 lekë.

Marrje e një kredie në shumën 600 000 lekë, me afat 3 vjet.

Marrë hua nga të afërmit 300 000 lekë.

Kontratë dhurimi i pasurisë së paluajtshme, dhurues Gentian Trenova.

Paga e bashkëshortes, 480 000 lelë.

Viti 2013

Pagimi i kredisë së marrë në vitin 2012, 231 704 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 445 825 lekë.

Pagesë nga Albania Universitety për mësimdhënie, shifër e përafërt 200 000 lekë.

Shlyerje e plotë e kredisë marrë në lekë në vitin 2012, në shumën 600 000 lekë.

Paga vjetore e bashkëshortes, 360 000 lekë.

Viti 2014

Depozitë kursimi, 3 mijë euro.

Të ardhura si prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës dhe më pas tek Krimet e Rënda, 551 168 lekë dhe 950 804 lekë.

Të ardhura nga leja e lindjes së bashkëshortes, 224 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 191 007 lekë.

Viti 2015

Shtesë në depozitën e kursimit, 4 mijë euro.

Depozitë kursimi, 3 mijë euro.

Gjendje cash të akumuluara ndër vite, 600 000 lekë.

Të ardhura si prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, 1 656 570 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 443 628 lekë.

Viti 2016

Shtesë në depozitën e kursimit, 4 mijë euro.

Blerë automjet, 1 468 800 lekë.

Hapur depozitë kursimi, 3 mijë euro.

Gjendja cash akumuluar ndër vite, 500 000 lekë.

Të ardhura si prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, 1 436 230 lekë.

Dieta të marra nga OPDAT, 73 500 lekë.

Paga e bashkëshortes në UKT Tiranë, 42 690 lekë.

Dëmshpërblim për të largimin nga puna të bashkëshortes nga UKT Tiranë, 102 690 lekë.

Paga e bashkëshortes në UKT Tiranë, prill-dhjetor 2016, 393 847 lekë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test