20 vjeçarja që u masakrua në Torino, ishte martuar me ‘100 vjeçarin’ italian për dokumente

Shqipëria

20 vjeçarja që u masakrua në Torino, ishte martuar me ‘100 vjeçarin’ italian për dokumente

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 20:16
Anxhela Meçani

Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare, Anxhela Meçani nga Fieri, e cila u dhunua dhe më pas u hodh nga një automjet pranë Torinos në Itali, vijon të shoqërohet nga mistere të shumta si për motivet, autorët ashtu edhe aktivitetin e të resë në Itali.

20 vjeçarja ndërroi jetë në spital pak orë pas dhunës barbare që ishte ushtruar ndaj saj, si rezultat i plagëve të marra nga goditjet si dhe prej hedhjes nga makina. Ndërkohë, familjarët e 20-vjeçares thonë se Anxhela iku në Itali me një të ri nga Fieri. 

Report Tv ka mundur të sigurojë ekskluzivisht një bisedë telefonike që është bërë mes tezes së 20-vjeçares dhe djalit që familja e saj pretendojnë se e ka shoqëruar gjatë udhëtimit në drejtim të Italisë. 

Tezja e Angela Meçanit i kërkon llogari djalit që të japë sqarime për rrethanat e fatit tragjik të të resë, si personi i vetëm që mund ta dijë të vërtetën e asaj se çfarë ka ndodhur. Ndërkohë, po gjatë kësaj bisede kuptohet se Angela ishte martuar në Itali me një të moshuar (nga biseda thuhet 100-vjeç), për efekt dokumentesh. I riu që ka shoqëruar 20-vjeçaren mohon të ketë dijeni se çfarë ka ndodhur me vajzën. 


Biseda mes tezes së anxhelës dhe djalit me të cilin ajo iku në Itali

Biseda e zbardhur nga Report Tv

Tezja: Unë s’di asgjë. Mua më thoshte Anxhela që ne… Anxhela me kë kishte kërkesë, se nuk e vranë për një sufllaqe, e hoqën nga faqja e dheut dhe e hodhën si një qen në rrugë. Ti që ke një vit e gjysmë e di shumë mirë se kush e vrau Anxhelën.

Djali: Dëgjo, kërcënime s’ka pasur as ajo as unë. Se imagjinoj dhe se kuptoj dot se kush ka qenë..

Tezja: Nuk e imagjinon dot ti ehhh.

Djali: Jo se imagjinoj dot. Se do ti thoja policisë dhe do shkoja ta kapja atë njeri, le të vdisja dhe unë.

Tezja: Stë ka bërë ankesë për asnjë lloj gjëje. Kjo ishte ‘bam bam’?

Djali: Jo s’më ka bërë asnjë ankesë. Biles këtë gjera që të thashë ty, ia kam thënë edhe policisë.

Tezja: Është logjike që do mbash këtë linjë dhe s’do thuash një gjë tjetër tek unë.

Djali: Kjo është e vërtetë. Skam ça mbaj të fshehtë. Unë skam ndenjur…tani ti më thotë këto gjëra. Po më fut mua të mendoj keq.
Tezja: Kush unë po të fus?!

Djali: Jo tani më bën keq edhe mua.

Tezja: Dëgjo për shpirt të dy fëmijëve, ndoshta të ka llafosur, unë Anxhelën e kam si fëmijën time. Mua s’më vete mendja tek asnjë tjetër gjallë në botë. Vetëm t’i je ai që e njeh dhe tek ty do drejtohem. Do gjykohesh vetëm ti…nuk e di. Zoti…

Djali: Më dëgjon…unë të thash. Unë se di…jam shumë keq. Thash të më vrisnin mua sesa atë. Është një gjë që unë se prisja kurrë këtë.

Tezja: Anxhela punonte?

Tezja: Anxhela ka dalë në rrugë? Ka punuar si prostitutë?

Djali: Jo.

Tezja: Anxhela ka dalë natën ka punuar si prostitutë? Ma thuaj nuk më trazon kjo gjë?

Djali: Nuk është e vërtetë. Shkruhen budallallëqe ne internet dhe gazeta.

Tezja: Këto i shkruajnë gazetarët italianë…

Djali: E di sepse i kam lexuar vet ato.

Tezja: Ashtu de…Çupa bëri celebrim me ty apo me italianin që ishte 100 vjeç?

Djali: Bëri celebrim me italian për dokumente..

Tezja: Jo me ty?

Djali: Jo jo me mua…pse stë tha ty?

Tezja: Se di ça të tha ty, mua më tha se kishte bërë celebrim...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat