Ngjarja e “Don Boskos”, SHÇBA: Policia është në rregull, hetimet për kallëzimin i vijoi prokuroria - Bota Sot
Ngjarja e “Don Boskos”, SHÇBA: Policia është në rregull, hetimet për kallëzimin i vijoi prokuroria

Shqipëria

E premte, 17 gusht 2018

Ngjarja e “Don Boskos”, SHÇBA: Policia është në rregull, hetimet për kallëzimin i vijoi prokuroria

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 13:36
Policia e Shtetit nuk ka marrë asnjë ankesë tjetër apo t’i jetë bërë prezent ndonjë shqetësim nga e ndjera pas kallëzimit të datës 07.05.2018.

Pas hetimeve, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat thotë se nuk ka asnjë përgjegjësi penale të policëve për ngjarjen në “Don Bosko” ku një 31-vjeçar vrau një 18-vjeçare dhe më pas veten.

“SHÇBA kreu verifikimet e plota për të kqyrur veprimet policore, duke nisur me intervistimet e punonjësve, këqyrje libra shërbimi, dokumentacioni, kamera etj. Nga gjithë verifikimet e kryera ka rezultuar se Policia ka marrë kallëzim në datën 7 maj 2018 nga shtetasja XH.Ç. për përndjekje. Materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pas vlerësimit të kallëzimit nga Prokuroria është bërë regjistrimi i procedimit penal, për të vijuar më pas me hetimin. Pas kallëzimit, Prokuroria nuk i ka deleguar veprime të tjera shtesë Policisë, duke vijuar vetë me veprimet hetimore”, thotë SHÇBA.

Policia e Shtetit nuk ka marrë asnjë ankesë tjetër apo t’i jetë bërë prezent ndonjë shqetësim nga e ndjera pas kallëzimit të datës 07.05.2018.

Pra, nga verifikimet e kryera nga SHÇBA dhe analizimi i dokumentacionit të administruar, nuk rezulton se punonjësit e Policisë që kanë trajtuar ngjarjen të kenë konsumuar elementë të ndonjë vepre penale, duke shpërdoruar detyrën.

Më 8 qershor një krim pasioni tronditi kryeqytetin ku Xhaferr Mata ka qëlluar mbi Xhuliana Çunin duke e lënë të vdekur, e më pas qëlloi veten. Ai ndërroi jetë në spital.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test