Çështja e Teatrit, Meta: Qeveria dhe bashkia të dëgjojnë sugjerimet e artistëve - Bota Sot
Çështja e Teatrit, Meta: Qeveria dhe bashkia të dëgjojnë sugjerimet e artistëve

Shqipëria

E martë, 17 korrik 2018

Çështja e Teatrit, Meta: Qeveria dhe bashkia të dëgjojnë sugjerimet e artistëve

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 12:58
Ilir Meta

Ndaj kërkesave të artistëve për Teatrin Kombëtar ka reaguar sërish kreu i shtetit Ilir Meta, i cili bën thirrje për transparencë e dialog për këtë çështje. Ai i bën apel qeverisë dhe bashkisë së Tiranës të dëgjojë sugjerimet e komunitetit të artistëve.

“Presidenti i Republikës, bën thirrje për transparencë e dialog për këtë çështje dhe i bën apel Qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës, të dëgjojnë sugjerimet dhe shqetësimet e komunitetit të artistëve e të dialogojnë në dobi të ruajtjes e promovimit të vlerave e trashëgimisë historike, kulturore e kombëtare”, thotë Meta në mesazhin e tij.

Presidenti Meta organizoi edhe një takim me një përfaqësi të artistëve kohë më parë dhe ka dëgjuar shqetësimet e sugjerimet e tyre për zgjidhjen e kësaj çështjeje të ndjeshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test