Hapja ose jo e negociatave, përfaqësuesi i qeverisë gjermane përplaset me zv-kryetarin e CDU/CSU

Shqipëria

Hapja ose jo e negociatave, përfaqësuesi i qeverisë gjermane përplaset me zv-kryetarin e CDU/CSU

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 12:56
Bundestagu gjerman

Christian Lange, përfaqësues i ministrisë Federale Gjermane të Drejtësisë nuk dha sot një përgjigje nëse Gjermania ka vendosur të jetë pro apo kundër hapjes së negociatave në fund të muajit qershor.

“Sot ende nuk mund tu jap një përgjigje lidhur me vendimin që do të marrë qeveria federale në këtë drejtim. Por ajo që mund tu them është se progresi në reformën e drejtësisë, përshpejtimi i reformave në procesin e drejtësisë është një nga hapat e rëndësishme që do të kenë ndikim në këtë vendimmarrje dhe siç jeni të informuar ky është një vendim unanim që merret nga shefat e qeverive dhe të shteteve…”, – tha ai.

Edhe z.Lange la të kuptojë se mes qeverisë dhe parlamentit qëndron një opinion i ndryshem lidhur me debatin politik në Tiranë që lidhet kryesish me Saimir Tahirin dhe Fatmir Xhafajn.

Të dy këta të fundit u përmendën pak ditë më parë nga Johann Wadephul, zëvendëskryetar i fraksionit të unionit CDU/CSU në Bundestag, i cili shtoi gjithashtu se Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave.

“E kam dëgjuar deklaratën e kolegut dhe mund t’ju them se Gjermania nuk e ka traditë që të mbajë qëndrim në lidhje me cështje të politikës së brëndshme, nuk është praktikë e zakonshme e Gjermanisë të flasë për cështje të politikave të brëndshme të shteteve…”, u përgjigj ai.

Megjithatë, z.Lange pranoi se ka qëndrime të ndryshme në Bundestagun gjerman lidhur me Shqipërinë, por u shfaq shpresëplotë se, “në momentin që do ta ketë marrë vendimin qeveria federale, atëherë ne do të arrijmë që të kemi edhe një shumicë në Bundestagun gjerman”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat