Minatorët: Nuk po kërkojmë makina e luks, por një pjatë makarona

Shqipëria

Minatorët: Nuk po kërkojmë makina e luks, por një pjatë makarona

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 11:44
Protesta

Minatorët po zhvillojnë një protestë ditën e sotme para ambjenteve të kryeministrisë për statusin e minatorit.

Ato kanë paralajmëuar se do të ngrenë tenda para ambjenteve të kryeministrisë.

“Do të ngremë tenda. Marrim 150 mijë lekë të vjetra dhe mezi mbajmë fëmijët. Po presim përgjigje nga kryeministri dhe më pas do të vendosim. Jeni 140 deputetë, 140 hajdutë, t’u vijë turp. Nuk kërkojmë makina e luks, por një pjatë makarona”.

Ndërkohë që kreu i sindikatës Fiqir Xibri kërkon që minatorët të qetësohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat